Protesta në Mal të Zi kundër ligjit të ri për presidentin. / Photo: Millo Gjukanoviq/Twitter

Qindra qytetarë mbrëmë në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë protestuan kundër ligjit të ri i cili një pjesë të kompetencave të presidentit të vendi ia dorëzon Kuvendit.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ditë më parë e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Më 1 nëntor Kuvendi me shumicë votash 41 prej gjithsej 81 deputetëve në Mal të Zi e miratoi ligjin në fjalë i cili ngjali revoltën e shumë qytetarëve.


Presidenti i Mali të Zi, pas protestës së mbrëmshme në Twitter sot shkoi se “aty jemi”

"Aty jemi ne. Po edhe Mali i Zi është. I lirë, civil, multietnik, i pavarur. Dhe, Mali i Zi do të jetë evropian. evropiane. Edhe ne do të jemi. Sa herë që nevojitet", shkruan Gjukanoviq.

Pjesëmarrësit në protestën e mbrëmshme brohoritnin dhe mbanin parulla “Ne jemi këtu, nuk e japim kushtetutën, duam zgjedhje”, “Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe BE-në”, “Nuk kemi zgjidhje tjetër – shkojmë në zgjedhje”. Protesta u realizua para godinës së Kuvendit.

Kryetari i asociacionit “Luca” Nebojsha Mrvaljeviq, si organizator i protestës deklaroi se kërkesat e tyre janë që të parandalohet shkatërrimi i rendit kushtetues të Mali të Zi dhe të tërhiqen ndryshimet e ligjit.

Sipas ligjit të ri, presidenti është i detyruar të propozojë një kryeministër të emëruar nëse kandidati ka mbështetjen e 41 deputetëve në parlament.

Nëse nuk ka shumicë, presidenti duhet të organizojë një raund të dytë konsultimesh me partitë politike dhe të propozojë një kandidat tjetër.

Ndryshimet në fjalë kanë ngjallur reagime të shumta edhe të organizatave joqeveritare të cilat kanë theksuar se në rast se ndryshimet e lartpërmendura të ligjit hyjnë në fuqi, do të shkelet Kushtetuta e Malit të Zi.

Ambasada e ShBA-së, e Britanisë dhe e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi u bënë thirrje deputetëve që të respektojnë me përpikëri Kushtetutën.




TRT Balkan / agjencitë