Shqipëri, deputetët e përjashtuar nga Kuvendi tentojnë të hyjnë për dritare.     /Foto: AA

Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë vazhduan edhe këtë fillim javë, teksa deputetët e opozitës të përjashtuar disa ditë nga punimet e parlamentit kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit përmes rrugëve alterantive.

Disa deputetë të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), dhe deputetë të tjerë opozitarë të përjashtuar nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës së Shqipërisë të hyjnë në ambientet e Kuvendit, ndërkohë, disa prej tyre kanë tentuar të hyjnë më forcë.

Gjatë tensioneve, disa deputetë të opozitës kanë hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nga dritaret dhe kangjellat e portës hyrëse.

Në rend të ditës të punës së Kuvendit janë parashikuar mbledhjet e disa komisioneve parlamentare, si Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e disa projektligjeve, ndërsa deputetët e opozitës të përjashtuar kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në seancat e komisioneve dhe në Kuvend. Ndërkohë, për shkak të tensioneve dhe rrëmujës së krijuar, disa nga mbledhjet e komisioneve parlamentare nuk janë zhvilluar dhe disa do të zhvillohen onlajn.

Deputetët e partisë opozitare, Partisë Demokratike dhe deputetë të tjerë opozitarë jashtë grupeve parlamentare, në seancat e kaluara kanë bllokuar foltoren me karrige, kanë hedhur edhe tymuese në sallë, ndërsa kanë bllokuar edhe punimet e komisioneve parlamentare.

Deputetët opozitarë kanë theksuar se "opozita është e vendosur që me këtë betejë në parlament të mbrojë me gjithë forcën të drejtat e saj kushtetuese".

TRT Balkan / agjencitë