Mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, në ekspozenë e saj para parlamentit, tha se Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por kërkon që të gjithë të tregojnë respekt për “integritetin territorial si vend i pranuar ndërkombëtarisht”.
Bërnabiq tha se Serbia kërkon të respektohen parimet e së drejtës ndërkombëtare në mënyrë joselektive.
Mandatarja për kryeministre i propozoi kuvendit emrat e 28 ministrave dhe zv/kryeministrave që do të përbëjnë qeverinë e saj.
Ajo kërkoi nga ministrat e ardhshëm të japin gjithçka nga vetja dhe t’i përkushtohen plotësisht punës, të cilën duhet ta shohin si obligimin më të lartë ndaj vendit dhe popullit të tyre.
“Pres që për çdo moment, për çdo ditë të tregojnë respekt ndaj të gjithë qytetarëve të Serbisë, në interes të të cilëve duhet të punojmë ekskluzivisht”, tha mandatarja për kryeministre Ana Bërnabiq.
Ajo tha se qeveria e re duhet të gjejë forcën për të ruajtur gjithçka që ka ndërtuar dhe fituar Serbia viteve të fundit dhe të vazhdojë rrugën e përparimit dhe modernizimit të vendit.
Pas shterrjes së debatit, parlamenti i Serbisë duhet të votojë për propozim përbërjen e qeverisë së re të vendit. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve.
25 Tet 2022
Qeveria e re e Serbisë kërkon bekimin nga Kuvendi
Mandatare për rizgjedhje si kryeministre është Ana Bërnabiq, e cila në fjalën e saj tha se Serbia ka synim anëtarësimin në BE, por kërkon gjithashtu të respektohet e drejta ndërkombëtare.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore