Serbia ka përpiluar përbërjen e Qeverisë së re, e cila do ta udhëheqë vendin në 4 vitet e ardhshme në krye me Ana Bërnabiqin si kryeministre. Qeveria e re e Serbisë do të ketë 25 ministri, katër më shumë se qeveria e deritanishme. Kritikët e pushtetit në Serbi thonë se qeveria është tepër e gjerë, e dizajnuar në këtë mënyrë për të kënaqur apetitet e të gjithë partnerëve të koalicionit.
Sipas opozitës, me këtë propozim, qeveria e re e Serbisë do të ketë më shumë ministri se cilado qeveri tjetër në Evropë.
Fytyra të vjetra në pozita të reja
Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, rikthehet në ekzekutiv pas 2 vitesh. Ai do të jetë Zv/kryeministri i parë në qeverinë “Bërnabiq 2” dhe i ngarkuar për politikën e jashtme, rol që e kishte bërë edhe më herët në qeveritë e Mirko Cvetkoviqit,
Aleksandar Vuçiqit dhe Ana Bërnabiqit.
I lindur në Prizren të Kosovës, Daçiq është një ndër politikanët me përvojë më të gjatë institucionale në Serbi, duke udhëhequr institucione të ndryshme në dekadën e fundit. Ministër i informimit, ministër i jashtëm, zv/kryeministër, kryeministër e së fundmi kryetar i Kuvendit të Serbisë, janë disa nga postet ku ka shërbyer Daçiq.
Përveç Daçiqit, edhe 10 ministra të tjerë në përbërjen e propozuar kanë qenë pjesë e ekzekutivit. Një pjesë e tyre ndryshojnë vetëm resorë.
Dymbëdhjetë nga të propozuarit për ministra do të marrin për herë të parë këtë post. Një pjesë e tyre janë të panjohur për opinionin serb, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga institucione të tjera, kryesisht nga drejtorë të promovuar në ministra.
Shefi i shërbimit sekret bëhet ministër i brendshëm
Ministër i brendshëm në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Branisllav Gajiq. Ai vjen në këtë ministri të rëndësishme nga Shërbimi i Sigurisë dhe i Inteligjencës (BIA) ku kryente detyrën e drejtorit nga viti 2017. Gajiq ishte funksionar i Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, por suspendoi aktivitetet partiake kur erdhi në krye të shërbimit sekret, ashtu siç e kërkon ligji.
Gajiq edhe më herët ka qenë pjesë e ekzekutivit serb. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ai shërbente si ministër i mbrojtjes. Në këto dy vite në krye të ministrisë së mbrojtjes, Gajiqin e përcollën disa skandale. Në mars të vitit 2015 u rrëzua një helikopter ushtarak dhe humbën jetën 7 persona, ndërsa ndaj ministrit Gajiq kishte akuza se me urdhrat e tij ka vënë në rrezik ekuipazhin. Një vit më vonë prokuroria vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e hetimeve lidhur me këtë rast.
Në rastin me rrëzimin e helikopterit, Vuçiq mori në mbrojtje Gajiqin, duke thënë se nuk sheh faj tek ai. Por, nuk mundi ta mbronte disa muaj më vonë, kur Gajiq bëri komente seksiste ndaj një gazetareje në prani të kamerave. Këto komente i kushtuan humbjen e postit.
“Qeveri proserbe”
Qeveria e re e Serbisë nuk do të jetë as properëndimore e as prolindore, por do të jetë qeveri proserbe. Kështu presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e paralajmëroi përbërjen e re qeveritare të udhëhequr nga partia e tij, duke theksuar se Kosova mbetet prioritet edhe në mandatin e kësaj qeverie.
Kryeministrja në prag të zigjedhjes, Ana Bërnabiq, tha se Serbia mbetet e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, jo me çdo kusht, pasi nga perëndimi pret respektim të së drejtës ndërkombëtare në mënyrë joselektive. “Siç mbrohet integriteti territorial i Ukrainës, të mbrohet edhe ai i Serbisë” – tenton të tërheqë paralele Bërnabiqi.
Në një periudhë kur perëndimi po punon gjithnjë e më shumë për një zgjidhje të shpejtë e të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, është e qartë se kjo çështje do të jetë “elefanti në dhomë” për qeverinë e re të Serbisë gjatë mandatit të saj 4-vjeçar.
26 Tet 2022
Qeveria e re e Serbisë me emra të vjetër, kush janë ministrat serbë
Kabinetin e ri qeveritar serb do ta përbëjnë 28 anëtarë, shumë prej të cilëve janë fytyra të njohura dhe kryejnë funksione publike prej vitesh, përfshirë Ivica Daçiqin që kthehet në ekzekutiv dhe drejtorin e shërbimit sekret që merr drejtimin e MPB.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Një e treta e firmave sipërmarrëse në Serbi, në pronësi të grave
Për të gjetur sa më shumë gra sipërmarrëse, Oda e Afarizmit ka formuar para katër vitesh Seksionin për Gratë Sipërmarrëse, i cili mbledh një numër të madh grash dhe organizon aktivitete të ndryshme falas për të mbështetur bizneset e tyre.
Artikujt në këtë kategori
Rama apel emigrantëve të investojnë në Shqipëri, zero taksa për 10 vjet
Gjatë takimit me diasporën në Londër, kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur se së shpejti do të ndërmerret një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të emigrantëve, që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës në Angli.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore