Rajoni shënon rrënie të ulët të lejeqëndrimeve në vendet e BE-së. / Foto: TRT BALKAN

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të numrit të përgjithshëm të lejeqëndrimeve për në vendet e BE-së, vendet e rajonit kanë shënuar rënie të ulët në këtë drejtim.

Sipas të dhënave më të reja të Eurostatit, në vitin 2023, në BE janë dhënë mbi 3,7 milionë leje për herë të parë për qëndrim të qytetarëve nga vende të treta që do të thotë rritje prej 4,7 për qind nga viti 2022.

Shqipëria ndonëse me ulje të numrit të lejeqëndrimeve për në BE nga viti në vit, ajo mbetet e para nga vendet e rajonit me gjithsej 74.938 lejeqëndrime në vitin 2023. Në vitin 2022 ky numër ishte 79.169.

Më pas vjen Serbia me 50.933 lejeqëndrime për në BE apo 1909 më pak nga viti 2022. E treta është Bosnjë e Hercegovina me 46.370 lejeqëndrime, apo 3.851 më pak nga viti 2022.

Rënie të ulët në këtë drejtim ka shënuar edhe Kosova, e cila në vitin 2022 kishte 46.879, ndërsa në vitin 2023 banorët e saj morën 45.650 lejeqëndrime për në vendet e BE-së.

E vetmja që ka regjistruar rritje të numrit të lejeqëndrimeve për vendet e BE-së në rajon është Maqedonia e Veriut me 30.004 lejeqëndrime, apo 413 më shumë se viti 2022.

Ndërsa banorët e Malit të Zi kanë marrë vetëm 3.502 lejeqëndrime për në BE në vitin 2023, respektivisht 617 më pak nga një vit më parë.

Arsye kryesore për dhënien e lejeve janë: punësim, arsye familjare, arsye të tjera, arsim.

Vendet e tjera

Më shumë leje për qëndrim në 2023 në vendet e BE-së u janë dhënë qytetarëve të Ukrainës (307.313), pastaj të Bjellorusisë dhe Indisë. Punësimi është arsyeja më e shpeshtë për qytetarët e Ukrainës.

Arsyet familjare janë më të shpeshta për qytetarët e Marokut (50,3 për qind), Rusisë (39,4 për qind), Brazilit (35,3 për qind), ndërsa qytetarët e Kinës më së shumti kërkojnë leje për arsim.

TRT Balkan