Prindërit e djalit që kreu një masakër në një shkollë fillore në Beograd vitin e kaluar u dënuan sot me dënime me burg.
Vlladimir dhe Miljana Keçmanoviq janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar sot në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Djali, i cili ishte nën 14 vjeç në kohën e krimit, nuk u gjykua sepse ai është penalisht i papërgjegjshëm sipas ligjit serb.
Babi Vlladimir Keçmanoviq u dënua me një dënim të vetëm prej 14 vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa nëna Miljana me tre vjet burg.
Instruktori i poligonit të qitjes ku djali ushtronte qitjen u dënua me një vit e tre muaj burg.
Në një masakër të paprecedentë, një nxënës në shkollën fillore Ribnikar vrau me armë tetë nxënës dhe një roje të shkollës më 3 maj të vitit të kaluar. Gjashtë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat.