Në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, sot në Beograd është duke u zhvilluar Panari Ndërkombëtar i Ushqimit dhe i Turizmit.
Pjesëmarrës në këtë event janë krerët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe Malit të Zi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimi e tij para të pranishmëve tha, se “Ballkani i Hapur” është shumë më tepër se ekonomi, tregti dhe politikë, gjegjësisht sipas tij është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe
Mes tjerash ai shtoi kjo iniciativë është projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen që kjo lagje e vogël (Ballkani) në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet gjithnjë e më shumë vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë.
“Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës, duke u përpjekur ta bëjmë këtë lagje më të gëzueshme, më të jetueshme, më paqësore për të gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri-tjetrit e duke i vënë flakën njëri-tjetrit, siç kemi bërë në shumë vite e shekuj”, tha Rama.
Presidenti i Serbisë deklaroi se ideja e "Ballkanit të Hapur" kishte shumë kundërshtarë, ata që do të kërkonin qime në vezë dhe që nuk u pëlqente kjo ide për arsye të ndryshme politike, duke theksuar se diçka e mirë dhe e natyrshme nuk mund të jetë mposhtet.
Vuçiq tha se panairi theksoi një nga hapat e vlefshëm në konkretizimin e ideve të "Ballkanit të Hapur" dhe se do të pasojnë hapa të tjerë të mëdhenj.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, potencoi se sot "Ballkani i Hapur", tregoi se çka nënkupton integrimi, qasja e lirë, zbatimi praktik i politikave të hapura dhe raporteve të mira ndëfqinjësore.
1 Sht 2022
Rama: "Ballkani i Hapur" është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe
Takimi i radhës i krerëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë u realizua në Beograd.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Rama apel emigrantëve të investojnë në Shqipëri, zero taksa për 10 vjet
Gjatë takimit me diasporën në Londër, kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur se së shpejti do të ndërmerret një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të emigrantëve, që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës në Angli.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore