Vuçiq takon ambasadorin rus në Beograd. / Foto: AA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Vuçiq ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse.

"Mirënjohës që dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E njoftova Bocan-Harçenkon se në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare", ka shkruar Vuçiq.


TRT Balkan / agjencitë