Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot për një vizitë lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka.
“Vuçiq e falënderoi Boçkën për bashkëpunimin dhe kontributin personal që ka dhënë gjatë mandatit të tij nëntëvjeçar për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, thotë zyra e Presidentit të Serbisë.
Me atë rast, Vuçiq tha se Serbia dhe Shqipëria arritën të përmirësojnë dukshëm marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, gjë që forcoi ndjeshëm besimin mes dy kombeve dhe që ishte baza për krijimin e nismës Ballkani i Hapur.
AA