Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, apelon për armëpushim në Gaza / Photo: AA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar përsa i përket sulmit të orëve të vona të 13 prillit, duke u shprehur se Shqipëria e dënon ashpër aktin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit.

Sipas deklaratës së tij në X, ky sulm përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt depërshkallëzimit.” tha ai.

Më tej, Rama nënvizoi se Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën e menjëhershme për një armëpushim në Gaza, duke bërë të mundur një lirim sa më të shpejtë dhe të sigurt për të gjitha pengjet.

TRT Balkan / agjencitë