Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë në Tiranë shtroi një darkë për liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Rama, shpërndau një fotografi nga takimi, duke uruar për një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët.
"Gëzuar. Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo janë. Vëllazëria shqiptare", shkruan Rama në Facebook.
Me përjashtim të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në këtë mbledhim ishin të pranishëm të gjithë krerët e subjekteve shqiptare, duke nisur nga Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Arben Taravari dhe Afrim Gashi.
Ndryshe, për herë të fundit një takim i këtij formati i kryeministrit Rama dhe drejtuesve të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut u realizua në fund të dhjetorit të vitit 2016
11 Jan 2023
Rama me shqiptarët e RMV-së: Qoftë vit i mbarë për shqiptarët kudo janë
Me përjashtim të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në këtë mbledhim ishin të pranishëm të gjithë krerët e subjekteve shqiptare, duke nisur nga Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Arben Taravari dhe Afrim Gashi.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore