Rama në Azerbajxhan: Diskutohet gazifikimi i zonës së Korçës / Photo: AA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit, si i ftuar nderi i presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit të mbajtur në Baku, Azerbajxhan.

Tema kryesore ishte ecuria e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë, ku kryeministri Rama u shpreh se studimi i gazifikimit të zonës së Korçës tanimë është gati, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

“Shqipëria është 100 për qind e mbështetur si vend në energjinë e ripërtëritshme, por kërkon të diversifikojë burimet e energjisë, që aktualisht mbështeten në burime hidrike”, theksoi Rama në Samit.

Ky takim sipas kreut të Qeverisë së Shqipërisë ka si qëllim edhe kapitalizimin e mëtejshëm të këtij korridori transformues, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtërishme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Gjatë kësaj vizite dy krerët e shtetit diskutuan edhe mbi mardhëniet miqësore dhe bashëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve.

Në fjalën e mbajtur në takimin miqësor, kreu i qeverisë së Azerbajxhanit shprehu vlerësim mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende mike. Ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive në fusha të ndryshme. Kemi një dialog shumë aktiv politik dhe takimet me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në Shqipëri, në Azerbajxhan”, deklaroi kështu presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjatë takimit.

“Shqipëria ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm si anëtar i ekipit të TAP-it”, nënvizoi ai.

ATA