Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot nga Berlini, një lajm të shkëlqyer nënshkrimin e tri marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit Perëndimor, ndërsa e vuri theksin edhe tek lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët për mediet me kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama theksoi se “është shumë e rëndësishme ajo çka nënshkruam sot, nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje ishin tri marrëveshje që i prisnim prej 2-3 vitesh. Kancelari dhe ekipi i tij punuan shumë fort me njerëzit tanë që të bindin gjithkënd që t’i nënshkruajmë”.
“Të gjithë nga rajoni ishin shumë të kënaqur që ishin në Berlin 8 vjet pasi nisi Procesi i Berlinit, pikërisht në këtë ndërtesë. Më duhet të them se Angela Merkel pati të drejtë, sepse në qoftë se sot kemi një rajon të bashkuar në një moment mjaft të ndërlikuar të historisë për të gjithë Europën dhe komunitetin euroatlantik, sekreti publik është Procesi i Berlinit. Kur u mblodhëm për herë të parë nuk ishim takuar me njëri-tjetrin për shekuj, ndërsa tani kjo është ajo çfarë duam të bëjmë”, tha ai.
Shpresoj fort, vijoi Rama, që ajo që u diskutua sot dhe u shënua me kujdes në shënimin e Kancelarit do të shohë ecurinë në samitin tjetër në Tiranë duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndiejmë që nuk jemi lënë mënjanë, se nuk jemi të vetëm, sepse vetëm disa ditë më parë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zhvilloi një turne në Ballkan.
Kryeministri Rama e vuri theksin edhe te lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.
“Sigurisht, tingëllon pak e çuditshme apo paksa mënjanuese për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata bënë një marrëveshje me kartat e identitetit për të lëvizur lirisht, ata nuk mund të lëvizin lirisht në rajon si të tjerët, kur vjen fjala që ata të lëvizin në BE. Presim me padurim që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama.
Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet e vetme në Ballkanin Perëndimor të cilët për hyrje-dalje kërkojnë viza. Mirëpo, me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme në Berlin pritet që kjo pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja shteteve të menjanohent.
3 Nën 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore