Mos liberalizimi i vizave për Kosovën është turp i Bashkimit Evropian, është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë gazetën gjermane ''Frankfurter Rundschau'', duke theksuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
“Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?”, ka thënë Rama.
Tema për shqiptarët në rajon dhe raportet Kosovë-Serbi, po ashtu zënë pjesë në këtë intervistë të kryeministrit Rama. I pyetur se vallë mos njohja Kosovës nga Serbia ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE, ai thotë se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë një kombë, por që jetojnë në dy shtete, gjegjësisht sipas tij pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, do të marrë kohë.
“Kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por, ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim pas”, thotë Rama.
Ndryshe, Rama, në këtë intervistë tha se asnjë vend në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë në 30 vitet e fundit sesa Shqipëria.
18 Kor 2022
Rama: Turp i BE-së mos liberalizimi i vizave për Kosovën
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë, zënë po ashtu hapësirë në intervistën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për gazetën gjermane ''Frankfurter Rundschau''
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Pasaportën e Kosovës e fuqizon liberalizimi i vizave
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 KE-ja vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende s'ka ndodhur.
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.