Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave në Kosovë me Bashkimin Evropian.
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian”, shkroi Rama në rrjetet sociale në këtë ditë të parë të vitit 2024.
“Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, u shpreh Rama.
Qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.