Kuvendi i Shqipërisë i ka përcjellë zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën kundër raporti të Dick Marty-t, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, që u miratua disa javë më parë.
Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, rezoluta u është dërguar edhe vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Evropës dhe disa drejtuesve të Këshillit të Evropës.
"Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë", thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 21 korrik të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, që kundërshton raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), Dick Marty.
Në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë thuhet se pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t "për vrasje të personave me qëllim të shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte".
Gjithashtu i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë rezolutën e vitit 2011, rezolutë e miratuar bazuar në raportin e Dick Marty.
12 Gus 2022
Rezoluta e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-t, i dorëzohet KE-së
Në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë thuhet se rezoluta u është dërguar edhe vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Evropës dhe disa drejtuesve të Këshillit të Evropës
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Shqipëria pjesë e Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore
Gjatë ministerialit të NATO-s në Bruksel, Shqipëria dhe Portugalia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore, duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.