Rriten investimet e huaja në sektorin financiar në Shqipëri.

Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 3-mujorin e parë të vitit 2024 në Shqipëri shënoi 74 milionë euro.

Shërbimet financiare renditen në sektorin e dytë pas pasurive të paluajtshme në totalin e investimeve të huaja direkte.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “ky sektor solli investime në vlerën e 74 milionë eurove ose 21% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me më pak se 164% krahasuar me një vit më parë. Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit”.

Stoku total i investimeve të huaja në këtë sektor ka arritur tashmë në 1,6 miliard euro.

TRT Balkan / agjencitë