Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje prej 26 milionë eurove përgjatë janarit të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, gjatë muajit janar u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 38,5 milionë euro.
INSTAT-i bëri të ditur se, gjatë muajit të parë të vitit, edhe importet shënuan një rritje me 1,7 milion euro. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 71,5 milionë euro, kundrejt 52,5 milionë euro që ishin në janar të 2022-shit.
Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe, që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.