Rritje enorme e elementeve të trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. / Foto: ATA

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri (IKRTK) po bën një punë mjaft të mirë në regjistrimin e elementeve të trashëgimisë.

Numri i regjistrimeve të elementeve të trashëgimisë kulturore jomateriale sipas Ministres së Kulturës, Elva Margariti, gjatë vitit 2023 ka qenë 95, ndërsa në vitin 2022 vetëm 7.

“Me marrjen nën mbrojtjen e UNESCO-s të xhubletës dhe transhumancës, por edhe me shpalljen “kryevlera kombëtare” të veshjes së gruas mirditore, fyejve të Gramshit dhe valles devollite, trashëgimia jonë kulturore jomateriale po merr gjithnjë e më shumë vlerë dhe po promovohet gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Margariti në rrjete sociale.

TRT Balkan