Bosnjë e Hercegovina njoftoi një ulje të pagesave rrugore për automjete të caktuara. Në Serbi pagesat rrugore do të rriten nga 1 janari 2023. Disa nga vendet paguajnë për kilometër (Maqedonia e Veriut dhe Serbia), kurse Shqipëria ka vetëm një pagesë rrugore.
Të ardhurat nga pagesat që derdhen në buxhetet e ndërmarrjeve përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në rajon maten në miliona euro. Në disa vende grumbullimi bëhet nga institucionet shtetërore, diku nga koncesionarët privatë. Për shumicën e ndërmarrjeve,, paratë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor vijnë edhe gjatë regjistrimit të automjeteve ose si pjesë e shitjes së mallrave promocionale.
Nëpërmjet Ballkanit të Hapur, është planifikuar një projekt për të krijuar një pajisje të vetme për mbledhjen e pagesave rrugore në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Në vijim analizojmë të hyrat nga të hyrat nga pagesat rrugore në rajon varësisht nga disponueshmëria e raporteve të ndërmarrjeve dhe institucioneve kompetente.
Mbi 20 milionë euro në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muaj
Sipas raporteve të fundit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut, në gjysmën e parë të vitit 2022 janë mbledhur 21,45 milionë euro. Prej tyre, 12 milionë euro janë arkëtuar në tremujorin e dytë, ndërsa 9,45 milionë euro janë arkëtuar në tremujorin e parë.
Vlerësimet janë se deri në fund të vitit arkëtimi do të arrijë në 50 milionë euro.
Në vitin 2021 në Serbi janë mbledhur 220 milionë euro
Raporti i fundit i disponueshëm i Ndërmarrjes Publike Rrugët Serbia është për vitin 2021. Vitin e kaluar kjo ndërmarrje ka realizuar të hyra nga pagesat rrugore mbi 26 miliardë dinarë ose rreth 220 milionë euro.
Nga këto të hyra, më shumë se nëntë miliardë dinarë, ose më shumë se 76 milionë euro, janë mbledhur nga automjetet motorike vendase dhe të huaja, ndërsa pak më shumë se tre miliardë dinarë, ose rreth 26 milionë euro, janë mbledhur nga automjetet me targa të huaja. Në Serbi, nga 1 janari 2023 është paralajmëruar rritje e çmimit të tarifave me nëntë për qind.
Rritja e të ardhurave në BeH
Të ardhurat nga pagesat rrugore në Bosnjë e Hercegovinë këtë vit ka të ngjarë të kalojnë ato të vitit 2021. Sipas ndërmarrjes publike “Autostradat e Federatës së BeH-së”, në shtatë muajt e parë të vitit janë mbledhur 27,7 milionë marka të konvertueshme ose 13,8 milionë euro. Vitin e kaluar të hyrat arritën në 44,7 milionë marka të konvertueshme, gjegjësisht 22,85 milionë euro. Në BeH, kohët e fundit pati një ulje të çmimeve të pagesave rrugore për disa kategori automjetesh.
Mbi shtatë milionë euro në Mal të Zi
Të hyrat nga pagesat rrugore në Mal të Zi janë të shënuara në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike “Monteput”. Të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje publike nga pagesat rrugore me disa mënyra pagese arrijnë në 7,3 milionë euro. Kjo është 1,7 milionë euro më shumë se në vitin 2020. Nga të ardhurat në vitin 2021, pjesa më e madhe ose 6,3 milionë euro janë arkëtuar në para, dhe rreth 900 mijë euro me kartela.
Pritshmëritë e “Monteput” janë që nga pagesat rrugore në autostradën e re 'Princesha Xenia' të mblidhen çdo ditë nga 25 mijë deri në 30 mijë euro.
Shqipëria me një pagesë rrugore
Në Shqipëri, në autostradën Milot-Morinë ka vetëm një pagesë rrugore. Për automjetet e pasagjerëve tarifohen pesë euro për çdo drejtim. Rrugët me pagesë në Shqipëri nuk menaxhohen nga ndërmarrje shtetërore, por nga “Kastrati Group”, e cila është koncesionare. Të ardhurat e ndërmarrjes nga taksat për një vit janë rritur me 1,74 miliardë lekë dhe arrijnë në 17 miliardë lekë, pra rreth 146 milionë euro..