Samiti në Moldavi: Rama takim me liderët e rajonit.     /Foto: Aleksandar Vuçiq/Facebook

Në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me liderët e vendeve të tjera të rajonit.

Samiti që mbahet në Moldavi mbledh në një vend krerët e vendeve të kontinentit evropian dhe krerët e institucioneve të BE-së. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lidhur situatën e fundit në Kosovë, se konflikti në veri të saj duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Krahas takimit me krerët e rajonit Rama ka realizuar takim edhe me presidenten e Këshillit të Evropës Ursula von der Leyen si dhe me kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke i dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama në Facebook.

Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah...

Posted by Edi Rama on Thursday, June 1, 2023

Lidhur me takimin joformal të liderëve të rajonit, presidenti serb Vuçiq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se janë diskutuar hapat e mëtejshëm për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën "e vështirë dhe serioze".

"Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve", u shpreh Vuçiq.

Mi u regionu najbolje znamo koliko je bitno da zajednički uložimo svaki napor kako bismo sačuvali teško stečeni mir i...

Posted by Aleksandar Vučić on Thursday, June 1, 2023

Përpos Ramës dhe Vuçiqit, të pranishëm në takim kanë qenë edhe presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou, anëtarja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zheljka Cvijanoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

TRT Balkan / agjencitë