Para Pallatit të Drejtësisë në Novi Sad u mbajt një tubim protestues "Liri për të gjithë", ku u kërkua lirimin i të gjithë të arrestuarve dhe të ndaluarve gjatë protestave në Novi Sad të mbajtur shtatë ditë më parë.
Kujtojmë se në protestën e mbajtur për shkak të rënies së çatisë së stacionit hekurudhor, gjatë së cilës mbetën të vrarë 14 persona, u kërkua largimi i drejtuesve të qytetit të Novi Sadit dhe Qeverisë së Serbisë dhe arrestimi i përgjegjësve.
Në atë protestë u arrestuan 15 persona nën akuza të ndryshme dhe shumica prej tyre janë në paraburgim, duke përfshirë edhe Misha Baçulov, anëtar i Kuvendit të qytetit dhe ish-nënkryetar i qeverisë provinciale të Vojvodinës, Goran Jeshiq.
Në mesin e të mbledhurve në protestë ishin edhe përfaqësues të partive politike opozitare, si dhe ish-basketbollisti i kombëtares serbe, Vladimir Štimac.