Ministrat e turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, Mirela Kumbaro Furki dhe Tatjana Matiq     Foto:AA

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për pjesëmarrje të përbashkët në tregun e turizimit.

Serbia dhe Shqipëria dëshirojnë t’i avancojnë bashkëpunimet dhe bashkërisht të marrin pjesë në tregjet, siç është Kina dhe vendet tjera të Azisë

Ministrja e Tregtisë, Turizmi dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matiq dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furki, biseduan në Beograd për hapat konkrete të bashkëpunimit.

Nikoqirja Matiq, në këtë takim theksoi se ky është takimi i parë pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimt në sferën e turizmit në Ohër, dhe se Serbia e Shqipëria, dëshirojnë t’a avancojnë bashkëpunimin dhe bashkërishtë të marrin pjesë në tregjet, siç janë Kina dhe vendet tjera të shteteve të Azisë. Matiq, po ashtu paralajmëroi se Kompania Shtetërore e Fluturimit “Air Serbia” planifikon fluturime direkte drejtë Kinës, nga fundi i këtij viti.
“Vlerësojmë se pjesëmarrjet e përbashkëta dukshëm do të kontribuojnë në rritjen e ardhjes së turistëve në këtë rajon”, tha Matiq.

Ajo shtoi se sezoni i kaluar turistikë në Serbi ka treguar përshtatshmëri dhe se turizmi në rajon ka mbijetuar falë turistëve vendas dhe lidhjes së mirë rajonale. Mes tjerash ajo theksoi se Serbia ka shënuar rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj për më shumë se 63 për qind dhe se në katër muajt e parë janë arritur më shumë se 1.7 milionë ardhje dhe pesë milionë fjetje.

Mirela Kumbaro Furki, tha se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk është vetëm politik, por ekziston edhe në sektorin privat dhe se kjo kontribuon që turizmi të ketë rezultate të mira në rrugën drejt suksesit. Ajo tha se në vitin 2019, i cili mbahet mend si një nga vitet më të mira turistike, Shqipëria kishte 6.4 milionë turistë.

“Në vitin 2021 ku pritej të ishte një vitë relativisht i mirë, por jo shumë i mirë, patëm 5.6 milionë turistë. Turizmi që erdhi nga Serbia në këto 5.6 milionë turistë ishte shumë i rëndësishëm, ku pësoi një rritje prej 110 për qind në krahasim me vitin 2019. Rezultat i një komunikimi të shtuar, rezultat jo vetëm i sektorit privat, por edhe komunikimit të institucioneve tona në kornizën e ‘Ballkanit të Hapur’”, tha ministrja Kumbaro Furki.

Sipas saj, në pesë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka shënuar një rritje prej 55 për qind të turistëve dhe 20 për qind të turistëve nga Serbia.

AA