Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri njoftoi se për shkak të pëkeqësimit të motit në datat 17-19 nëntor anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Sipas DPD-së, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë këtyre datave duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Po ashtu, DPD-ja ka ndaluar dhënien leje për nisje gjatë datave 17-19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Ndërsa janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 06:00 të datës 19 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri.