Në ambientet e Institutit "Yunus Emre" në Shkodër vazhdon kursi i shigjetarisë tradicionale turke, me pjesëmarrjen e dhjetëra personave.
Kursi ka filluar në fillim të muajit tetor, ndërkohë zhvillohet në dy kategori, 9-15 vjeç dhe 16-60 vjeç.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, në një deklaratë për mediat tha se në bashkëpunim me Fondacionin e Shigjetarëve në Türkiye kursi i shigjetarisë tradicionale turke është organizuar që nga viti 2020.
"Krahas mësimdhënies së gjuhës turke që ofrohet me kurset e niveleve të ndryshme, ku që nga viti 2009 deri më sot statistikat tregojnë se numri i kursanteve ka qenë rreth 10 mijë, organizohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike të zhanrit konferencë, simpozium, koncert, ekspozita dhe të tjerë", tha Sakoğlu.
Ai theksoi se është ofruar mësimdhënia në kursin e shigjetarië në formën e një sporti dy herë gjatë këtij viti.
Ai po ashtu tha se pritet që në nëntor kursi i shigjetarisë tradicionale turke të fillojë edhe në Tiranë.
Sipas Institutit "Yunus Emre" në Shkodër, kursi i shigjetarisë turke në këtë qytet ka filluar më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri më 15 nëntor.
Kursi në të cilin bëjnë pjesë 30 persona të moshave të ndryshme përmban informacione teorike mbi historikun e shigjetarise turke, mbi rregulloren e sigurisë gjatë ushtrimit të këtij sporti dhe gjithashtu dhe praktikë gjuajtje me hark dhe teknikat e këtij sporti.
Krahas kurseve të gjuhës turke, nga Instituti "Yunus Emre" në Shqipëri janë zhvilluar gjithashtu edhe kurse të artit tradicional ebru, kaligrafi dhe kurse të tjera.