Shkup, hapet zyrtarisht kampusi i "Maarif International Schools" .     Foto:  / Photo: ТБММ

Zyrtarisht në Shkup është hapur kampusi "Maarif International Schools" që zhvillon aktivitete arsimore në Maqedoninë e Veriut nën strukturën e Fondacionit Maarif të Türkiyes.

Nënkryetari i Fondacionit Maarif, Ahmet Emre Bilgili, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes, rikujtoi se Fondacioni Marif i Türkiyes u themelua në vitin 2016 dhe se që nga themelimi vazhdon punimet në shumë vende të botës.

"Fondacioni Maarif sot vazhdon punimet e tij me afro 450 institucione arsimore të krijuara në 51 vende, si dhe me mbi 51 mijë nxënës dhe 8.500 mësues. Pra, është bërë një institucion arsimor global i Republikës së Türkiyes. Fondacioni ynë u kushton një rëndësi të veçantë punimeve të tij në Ballkan. Në këtë drejtim, vazhdon punimet arsimore nga niveli parashkollor deri në shkollën e mesme, në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Kosovë, Serbi dhe Rumani", tha Bilgili.

Duke njoftuar se Fondacioni Maarif i Türkiyes është aktiv në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2017, Bilgili tha se, "Aktivitetin e tij arsimor e filloi me 'Maarif International Schools' në Tetovë, që u hap në vitin 2018. Vazhdon punimet arsimore nga niveli parashkollor deri në shkollën e mesme. Në të njëjtin vit u hap shkolla jonë fillore në rajonin Butel/Çair në kryeqytetin Shkup".

Nxënës të etnive të ndryshme pjesë e Maarifit

Zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës i Maqedonisë së Veriut, Lulzim Aliu, në fjalën e tij uroi sukses me rastin e hapjes zyrtare të kampusit të shkollës "Maarif International Schools" në Shkup, si dhe uroi 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke.

Zëvendësministri Aliu u shpreh se "Maarif International Schools", me shkolla në Tetovë dhe në Shkup, paraqet urë lidhëse midis dy shteteve, duke shtuar se në këto shkolla promovohet kultura dhe tradita e popujve të dy shteteve.

Ai gjithashtu përshëndeti faktin që në "Maarif International Schools" procesin edukativo-arsimor e ndjekin nxënës të të gjitha përkatësive etniteke, duke realizuar mësimin në të gjitha gjuhët.

"Ngjashëm si përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, që angazhohet për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së arsimit, po ashtu edhe shkollat Maarif janë në të njëjtën frymë dhe në të njëjtën vazhdë, si dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë duke ofruar kuadër profesional, por edhe kushte infrastrukturore shkollore të cilësisë së lartë", tha Aliu.

Pas fjalimeve u zhvillua ceremonia e prerjes së shiritit, ndërsa në kuadër të programit të hapjes së kampusit nxënësit recituan poezi dhe zhvilluan shfaqje të ndryshme muzikore dhe të korit.

Në ceremoninë e hapjes, krahas kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop dhe delegacionit të tij që ndodhen për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Türkiyes në Shkup - Hasan Mehmet Sekizkök, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut - Hysni Ismailil

AA