Shkup, Salla Universale në flakë!     /Foto: TRT Balkan / Photo: ТРТ Балкан

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Sallën Universale në Shkup, nga ku shihet tym i zi dhe një zjarr i madh që përhapet nëpër kupolën e re të objektit të ndërtuar së fundmi.

Në vendngjarje ndodhen ekipe të shumta të Zjarrfikësve, prej ku për momentin nuk kanë asnjë koment për zjarrin. Qendra e Menaxhimit të Krizave konfirmoi se njëra nga kupolat e objektit është në flakë dhe se zjarrfikësit janë në vendngjarje duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin.

Salla Universale ka filluar të rinovohet një muaj më parë dhe Ministria e Kulturës është përgjegjëse për rikonstruksionin.

Ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.

TRT Balkan / agjencitë