Në Shkup është mbajtur programi hapës i simpoziumit "Fuqia që krijon një zë: Yahya Kemal në 140-vjetorin e lindjes".
Aktiviteti u mbajt në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) nën organizim të IBU-s me mbështetje të Institutit Yunus Emre - Shkup, shoqata "İstanbul Fetih Cemiyeti" nga Türkiye si dhe Shoqata Köprü nga Maqedonia e Veriut.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të ambasadës turke në vend, përfaqësues të institucioneve turke, akademikë, studentë dhe të ftuar të tjerë.
Pas fjalimeve të mbajtura nga organizatorët, të rinjtë e Shoqatës Köprü realizuan një koreografi me recitim të poezive të Yahya Kemalit.
Në kuadër të programit që do të përfundojë nesër, përveç simpoziumit, do të organizohen edhe panele, sllajd me foto nga arkivi për Yahya Kemalin si dhe një program me turne përreth Shkupit.