Në Shqipëri ka filluar Java Kulturore e Azerbajxhanit, ku për disa ditë me radhë do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, raporton Anadolu.
Programi për Javën e Azerbajxhanit ka nisur me disa aktivitete, si ekspozitë, koncert dhe prezantim i kuzhinës tradicionale azerbajxhanase.
Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është hapur ekspozita kushtuar jetës dhe veprimtarisë së ish-presidentit të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev.
Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 3 shtator, përmban fotografi nga jeta dhe aktivitetet e ish-liderit të Azerbajxhanit.
Ndërkohë, në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë u mbajt dhe koncert me artistë nga Azerbajxhani dhe u prezantuan gatimet tradicionale azerbajxhanase.
Java Kulturore e Azerbajxhanit (31 gusht-3 shtator) organizohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, mbështetur edhe nga institucione të tjera kulturore.