Nën organizmin e Institutit “Yunus Emre” në Shkodër, ka filluar kursi i shigjetarisë tradicionale turke për të rritur dhe për fëmijë.
Në një njoftim nga instituti thuhet se kursi ka filluar më 20 maj dhe do të zgjasë 2 muaj dhe përfshin orë mësimore mbi historikun, rregulloren e sigurisë dhe teknika të tjera të shigjetarisë.
Instituti “Yunus Emre” - Shkodër ka theksuar se një kurs i tillë do të hapet përsëri në vjeshtë për grupet fillestare.
Instituti “Yunus Emre” në Shqipëri, përveç kurseve të gjuhës turke, organizon edhe kurse të tjera nga fusha ndryshme, ndërkohë edhe më parë ka organizuar kursin e shigjetarisë tradicionale turke.
TRT Balkan / agjencitë