Në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2022, sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 132 për qind më shumë automjete elektrike. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se, gjatë periudhës janar-shtator 2023, janë regjistruar për herë të parë 56.267 automjete ose 52% më shumë se viti 2019.
Sipas DPShTRr-së, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 21.6%, Gjermania 21.2% dhe Zvicra 10%, Koreja e Jugut 9.4%, ShBA 5%.
Statistikat zyrtare tregojnë se 1.200 mjete elektrike janë regjistruar për herë të parë në janar-shtator 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2022, sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 132 për qind më shumë automjete elektrike ose 341 për qind më shumë krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021. Ndërkohë që flota është rigjeneruar me 8.473 mjete të gjeneratës së fundit me 0-3 vjet, ose 41% më shumë se janar-shtator 2021.
Gjithashtu, regjistrimi i automjeteve EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me janar-shtator 2021, duke rritur regjistrimet e automjeteve ekologjike e më pak ndotëse dhe 4.519 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi”.
Sipas DPShTRr-së, të dhënat reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse.