Shqipëri, mbahet ceremonia e diplomimit në shkollën turke Maarif         / Foto: AA

Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e diplomimit për nxënësit e "New York Schools", shkolla e Fondacionit Turk Maarif.

Në ceremoninë e organizuar për maturantët dhe nxënësit ciklit 9-vjeçar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, të organizatave, mësues, nxënës dhe prindër.

Drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se në këtë ditë të veçantë, të gjithë përjetojnë emocionin dhe krenarinë e shpërblimit për përpjekjet ndër vite.

"Shkolla jonë është shpallur si shkolla më e mirë private në Shqipëri dhe ky sukses i rëndësishëm është një reflektim i cilësisë së arsimit për të cilin Shkolla Maarif njihet si një markë e madhe në botë dhe në Shqipëri. Ky sukses është një tregues jo vetëm i përpjekjeve të jashtëzakonshme të mësuesve dhe stafit tonë administrativ, por edhe i këmbënguljes dhe vendosmërisë së studentëve dhe nxënësve tanë", tha Özbaysar.

Özbaysar tha se maturantët do t'i bashkojnë nën çatinë e një shoqate, ku sipas tij shoqata do të themelohet për të siguruar që të diplomuarit të ruajnë lidhjet e tyre me njëri-tjetrin.

Özbaysar theksoi se shpreson që edhe fëmijët që ndodhen në Palestinë dhe në të gjitha vendet ku ka luftë sot të arrijnë suksese dhe të vijë një moment që edhe ato të diplomohen në shkollat në vendet e tyre.

Administratori i "New York Schools", Hasan Dede, në fjalën e tij u shpreh se nxënësit që diplomohen ishin tashmë pjesë e familjes ndërkombëtare Maarif, por tani sipas tij do të jeni nga të diplomuarit e këtij fondacioni si mijëra të tjerë në mbarë botën.

"Sot nuk ka të bëjë vetëm me festimin e sukseseve tuaja individuale, ka të bëjë gjithashtu me njohjen e komunitetit të jashtëzakonshëm që ju ka mbështetur gjatë rrugës. Prindërit, anëtarët e familjes, miqtë dhe mësuesit tuaj të gjithë kanë luajtur një rol jetësor për t'ju ndihmuar të arrini këtu ku jeni sot", tha Dede, duke iu drejtuar të diplomuarve.

I pranishëm ishte edhe rektori i Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), Ali Güneş, i cili theksoi se dyert e UNYT-së janë të hapura për nxënësit e diplomuar.

Gjatë programit përshëndetën dhe përfaqësues të prindërve dhe përfaqësues të tjerë të shkollës, ndërkohë disa nga nxënësit realizuan performanca të ndryshme në muzikë dhe në poezi.

TRT Balkan / agjencitë