Në Shqipëri po mbahet një protestë antiqeveritare, me thirrjen e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike (PD), ndërkohë, protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Protestuesit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë mbledhur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Gjatë protestës janë hedhur molotovë ndaj selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërkohë janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në lidhje me protestën janë angazhuar qindra forca policore shtesë, si dhe janë bllokuar disa akse rrugore në kryeqytet për qarkullimin.
Vendimi për protestën është marrë pas dënimit me 1 vit burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për veprën penale “kallëzim i rremë”.
Gjithashtu, PD-ja kërkon krijimin e një qeverie teknike me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që janë planifikuar të mbahen në vitin 2025.