Ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.     /Foto: AA

Rasti tragjik ku humbi jetën reshteri i Policisë së Kosovës Bunjaku dhe disa kolegë të tij u lënduan ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në vendin Bajnskë në Veri të Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Rasti tragjik ku humbi jetën reshteri i Policisë së Kosovës, Bunjaku dhe disa kolegë të tij u lënduan ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në vendin Bajnskë në Veri të Kosovës. Struktura kriminele të cilësuar nga organet e Kosovës si grup terrorist kishin bllokuar urën në Bajnskë, me çka kishin provokuar reagimin e njësive të policisë. Gjatë kësaj periudhe të njëjtit nga pozicione të ndryshme kishin shtënë në drejtim të patrulles ku kishte qenë polici i ndjerë Bunjaku.

TRT Balkan / agjencitë