Situata në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë është nën kontroll, shkruan minstri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Por, ai shtoi se nën monitorim janë 5 vatra, të cilat janë ende aktive.
“53 trupa nga FA-ja, mjete zjarrfikëse, 25 efektivë nga MZSh-ja dhe forca të ADZM-së janë duke punuar në terren bashkë me dy avionët Canadair nga ajri për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave”, tha ministri Peleshi.
Gjatë ditës së djeshme Peleshi njoftoi se rreth 500 trupa janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë, përfshirë edhe dy avionëve të ardhur nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota.
Autoritet e Shqipërisë zjarrin në Darëzezë e kanë konsideruar si një nga vatrat më të vështira, për shkak të erës e terrenit.