Shqipëria dhe Kosova jashtë TOP 3 mijë universiteteve në botë.     Foto: AA

Për Universitetet shqiptare nuk ka vend jo vetëm në TOP 1000 Universitetet në botë sipas listës së Shangait, e cila u publikua muaj më parë, por situata është edhe më keq se kaq.

Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme në Ankara të Türkiyes (URAP) ka publikuar rangimin e 3 mijë universiteteve në botë sipas performancës akademike, dhe këtu nuk përfshihet madje as edhe një universitet shqiptarë të asnjë nga vendet e rajonit.

Shqipëria dhe Kosova jashtë 3 mijëshes së parë

Universiteti i Tiranës i themeluar 65 vite më parë, në vitin 1957 dhe Universiteti i Prishtinës që daton nga viti 1969, vlerësuar sipas perfomancës akademike nuk kanë arritur të radhiten në listën e 3 mijë universiteteve më të mira në botë.

Përveç tyre, as edhe një universitet tjetër privat nga këto dy shtete nuk ka gjetur veten në Renditjen Botërore URAP 2021-2022.

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe gjatë vitit akademik 2020-2021.

Maqedonia e Veriut, BeH dhe Mali i Zi përfshihen minimalisht

Ndonëse çdonjëri nga këto tri shtete përfaqësohet me një universitet në mesin e 3 mijë universiteteve më të mira në botë sipas URAP, nuk është se kanë shënuar ndonjë rritje për nga cilësia, madje dy prej tyre kanë shënuar rënie në listë nga viti në vit.

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup i cili para 1 viti radhitej në vendin e 1668-të, tani ka rrënë në vendin e 1709-të, gjegjësisht 41 vende më poshtë.

Universiteti i “Sarajevës” i cili para 1 viti radhitej në vendin e 1951-të, tani gjendet në vendin e 1958-të, ose shtatë vende më poshtë.

Universiteti i “Montenegros” për dallim nga dy universitetet e lartëpërmendura ka avancuar në këtë drejtim, dhe nga vendi i 2209-të para një viti, tani radhitet në vendin e 2183-të, gjegjësisht 26 vende më lartë.

Serbia ruan “status quo-në” e numrit të Universiteteve

Si në vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, Serbia përfaqësohet me katër universitete në listën e URAP-it, mirëpo me një rënie jo shumë të theksuar të Universitetit më të madh në vend.

Universiteti i “Beogradit” radhitet nga vendi i 288-të në vitin e kaluar, tani në vendin e 290-të, më pas vijnë Universiteti i “Novi Sadit” nga vendi i 861-të në vendin e 872-të, Universiteti i “Kragujevacit” nga vendi i 1057-të në vendi i 1097-të dhe Universiteti i “Nishit” nga vendi i 1477-të para 1 viti në vendin e 1586-të këtë vit.

Kroacia me një Universitet më shumë

Për dallim nga viti kaluar ku Kroacia kishte vetëm katër universitete në listën e 3 mijë universiteteve më të mira në botë sipas listës së URAP-it, këtë vit ajo përfaqësohet me pesë universitete.

Universiteti i kryeqytetit, ai i “Zagrebit” ka pasur një lëvizje të vogël pozitive në radhitje, nga vendi i 421-të në vitin e kaluar, tani radhitet në vendin e 397-të.

Më pas vijnë Universiteti i “Splitit” nga vendi i 1165-të vitin e kaluar në vendin e 1201-të këtë vit, Universiteti i “Rijekës” nga vendi i 1416-të në vendin e 1417-të dhe Universiteti i “JJ Strossmayer Osijek” nga vendi i 1569-të në vendin e 1513-të, gjegjësisht 53 vende më mirë.

Risi në këtë listë paraqet radhitja e Universitetit “Veri-Kroaci” që për herë të parë ndodhet në listën e TOP 3 mijë universiteteve sipas listës së URAP-it, edhe atë në vendin e 2264-t.

Top 5 universitetet më të mira në botë

Universiteti “Harvard” në ShBA zuri vendin e parë. Ata pasohen nga Universiteti i “Torontos”- Kanada, University “College London”- Angli, Universiteti i “Parisit”- Francë dhe Universiteti i “Oksfordit” - Angli.

Kriteret e vlerësimit

Renditja Botërore e URAP-it 2021-2022 bazohet në disa tregues të performancës akademike. Duke qenë se URAP-i është një renditje e bazuar në performancën akademike, botimet përbëjnë bazën e metodologjisë së renditjes. Si tregues përdoren si cilësia ashtu edhe sasia e publikimeve dhe performanca e bashkëpunimit kërkimor ndërkombëtar.

TRT Balkan