Shqipëria i pranon letërnjoftimet e vjetra të Maqedonisë së Veriut / Foto: MIA  

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinje po zhvillohet normalisht, pa ndalesa. Nga mesnata, automjetet lejohen sipas dispozitës së Marrëveshjes së Prespës, me të cilën kanë pushuar së vlejturi dokumentet e udhëtimit dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar, të cilat përmbajnë emrin e shtetit ‘Republika e Maqedonisë’.

Shërbimet kufitare greke në pikën kufitare Bogorodicë-Evzoni nuk kanë lejuar hyrjen në Maqedoni të Veriut për pasagjerët të cilët kanë pasur leje qarkullimi me emrin e vjetër të vendit.

Sipas protokollit dypalësh me Shqipërinë, qarkullimi zhvillohet normalisht me dokumente të vlefshme udhëtimi dhe patentë shoferi dhe targa pa shenjën NMK. Sipas informacioneve të MPB-së, pikëkalimin kufitar Qafë Thënë, me Shqipërinë, nga pala maqedonase janë lënë të kalojnë shtetas me letërnjoftim të vjetër pa shtesën ‘e Veriut’.

“Në Qafë Thënë nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në krahasim me ditën e djeshme, qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve ka rritje të lehtë, zhvillohet normalisht, pa probleme dhe pa ndalesa në anën shqiptare.”, tha për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të RMV-së, MIA, zëdhënësja e SPB-Ohër, Merlina Ziba.

Në vendkalimin “Blato” qarkullimi po vijon normalisht dhe autoritetet kufitare shqiptare po i pranojnë të gjitha dokumentet e vlefshme, si më parë, në përputhje me protokollin dypalësh. Në pikën kufitare Xhepishtë-Trebishtë, e cila është me karakter lokal dhe të drejtën e përdorimit e kanë vetëm banorët e rajonit kufitar, deri në orën 12:00 nuk ka pasur asnjë banor të regjistruar për të hyrë në territorin shqiptar.

Frekuenca e hyrje-daljeve të automjeteve dhe qytetarëve në vendkalimin kufitar Dellçevë-Stanke Lisiçkovë me Republikën e Bullgarisë është brenda kufijve normalë. Të gjithë ata që u larguan nga Maqedonia e Veriut kishin dokumente dhe dokumente të vlefshme udhëtimi dhe nuk kishte asnjë rast të regjistruar të udhëtarëve që dëshironin të udhëtonin në Bullgarinë fqinje pa dokumentacionin e nevojshëm, njofton MPB-ja.

Nuk ka pengesa dhe probleme në qarkullimin ndërkombëtar edhe në pikën kufitare Mexhitlia.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, sipas MPB-së, qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve po zhvillohet me intensitet dukshëm të reduktuar.

TRT Balkan / agjencitë