Trupat e KFOR-it në Kosovë, të përforcuara nga një kontigjent i Mbretërisë së Bashkuar i arritur së fundmi, nesër (27 shtator), në kampin e ushtrimeve në “Novo Sellë”, do të fillojnë stërvitjen “Golden Sabre”. Kjo stërvitje, siç njoftuan ditë më parë nga KFOR-i, do të zgjasë deri më 2 nëntor të këtij viti. Pjesë e kësaj stërvitjeje të organizuar nga KFOR-i do të jetë edhe misioni i EULEX-it.
Kjo stërvitje e KFOR-it në Kosovë ndodh në periudhë kur është në fuqi vendimi i autoriteteve kosovare për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe në RKS. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, data 31 tetor është afati i fundit për zëvendësimin e targave në fjalë. Raportet e medieve nga terreni flasin se interesimi i palës serbe për marrjen targave RKS dhe largimi nga targat që lëshohet autoritet serbe është i ulët.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, lidhur me këtë temë javën e kaluar njoftoi se një oficeri serb të Policisë së Kosovës iu ishte djegur makina pse kishte vendosur targat RKS. Një veprim të tillë sipas Sveçlës e kanë kryer strukturat ilegale.
Situata aktuale në Kosovë është e qetë, por sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, nuk mund të përjashtohen tensione të reja në veri pas 31 tetorit kur skadon afati i riregjistrimit të makinave.
FSK "futet” në Zubin Potok
Trupat e Forcës së Sigurisë të Kosovës, duke u mbështetur në një marrëveshje të realizuar me NATO-n të vitit 2013 nuk mund të futen në territorin e veriut të Republikës së Kosovës pa miratimin e komandantit të KFOR-it. Por, sipas reagimit të djeshëm të Listës Serbe, trupat e FSK-së kanë ndërhyrë paligjshëm në territorin e komunës së Zubin Potokut. Kjo, siç thuhet në reagimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, garantuese e të cilës është NATO.
Situatën në fjalë ata e cilësua si një tentim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për frikësim të qytatarëve serbë, në momentin kur plani i tij i regjistrimit nuk kalon në mesin e serbëve.
26 Sht 2022
KFOR-i nis stërvitjet në kampin e ushtrimeve në “Novo Sellë”
Më shumë se një muaj janë planifikuar të zgjasin stërvitjet e KFOR-it në Kosovë, respektivisht përfundimi i tyre pritet të ndodhë me 2 nëntor, dy ditë pas skadimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për zëvendësimin e targave serbe.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gratë serbe që jetojnë në Kosovë, marshojnë për paqe në Mitrovicë të Veriut
Ish-këshilltarja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Gordana Saviq, njëherësh edhe infermiere, tha se gratë nga veriu i Kosovës janë mbledhur për të thënë se nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore