Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm i Shqipërisë. / Photo: AA

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekretin e presidentit të vendit për emërimin e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Taulant Balla.

Në seancën e mbrëmshme parlamentare, dekreti i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për emërimin e ministrit të ri Balla është votuar me 75 vota pro, 16 kundër dhe një abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti Begaj dekretoi më 10 korrik që Taulant Balla të emërohet në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe Bledar Çuçi të shkarkohet nga ky post.

Balla, i cili mbante postin e kryetarit të grupit parlamentar të partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, do të zëvendësojë ministrin e deritanishëm të Punëve të Brendshme, Bledar Çuçi.

Balla do të marrë zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencën e Shqipërisë.

AA