Pluhuri i shkretëtirës “ngjyros” qiellin e Athinës /        Foto: AA

Qielli i kryeqytetit grek Athinës mori ngjyrë portokalli për shkak të pluhurit të shkretëtirës të bartur nga erërat nga Afrika.

Shoqata greke e Pulmologjisë në një deklaratë paralajmëroi se grimcat e pluhurit të shkretëtirës në atmosferë janë të rrezikshme për personat me sëmundje të sistemit respirator.

Shoqata u kërkoi personave me probleme të frymëmarrjes dhe sëmundje të zemrës që të mos angazhohen në aktivitete në natyrë, të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të përdorin maska ​​​​jashtë, kurse personave me sëmundje kronike iu kërkua të kontaktojnë mjekët e tyre.

Dukshmëria në qendër të qytetit dhe rajon u zvogëlua për shkak të pluhurit të shkretëtirës.

Zyra Meteorologjike deklaroi se në Greqinë veriore dhe perëndimore priten reshje me baltë.

AA