Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë në projektin e fundit kanë përfituar dhjetëra fermerë në nevojë.
Sipas informacioneve nga zyra e TIKA-s në Tiranë, TIKA ka dhuruar fara të misrit, fasules dhe jonxhës, si dhe plehra kimike për 50 familje që kanë fëmijë jetimë, në bashkitë Tiranë, Fier, Lushnjë dhe Divjakë.
Gjatë shpërndarjes të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë Tayyar Kağan Atay, si dhe koordinatorja e TIKA-s në Tiranë Emine Gizem Başkan.
TIKA ka ofruar mbështetje dhe ka realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë.