Në sheshe, në rrugë, në trotuare. Trotinetët elektrik viteve të fundit janë prezent pothuajse gjithandej. Me rritjen e numrit të trotinetëve elektrik në komunikacionin rrugor janë shtuar edhe ankesat. Kritikat më të ashpëra vijnë nga vozitësit e automjeteve dhe këmbësorët. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, prej vitesh i kanë bërë ndryshimet ligjore të cilët e rregullojnë pjesëmarrjen e këtyre mjeteve alternative në trafik. Por, ka ende shtete të cilat nuk kanë bërë asnjë hapë në këtë drejtim.
Më shumë trotinet, më shumë ankesa
Çështjën e trotinetëve elektrik në Prishtina, autoritet komunale të kryeqytetit të Kosovës, planifikojnë t’a zgjidhin me miratimin e një Rregullore për E-Scooters. Një paralajmërim të tillë muaj më parë e bëri nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, megjithatë një vendim i tillë ende nuk është marr. Planifikimet fillestar janë që fuqia maksimale e trotinetëve elektrike mos të jetë mbi 500W. Shpejtësia maksimale të arrijë deri 25km/h dhe të drejtë ngasjeje të kenë qytetarët e moshës mbi 15 vjeç. Njëkohësisht, mendohet të ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara.
Ndryshe, çdo ditë e më shumë rritet numri i qytetarëve të Prishtinës, por edhe më gjerë në Kosovë të cilët i shfrytëzojnë trotinetët si mjet transporti. Paralelisht me rritjen e numrit të trotinetëve janë shtuar edhe vërejtjet nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve. Sipas tyre, këto mjete bashkëkohore që shfrytëzohen për transport nuk duhet të lëvizin nëpër vende ku ka grumbuj njerëzish dhe fëmijësh. Sidomos, jo në sheshe. Policia e Kosovës, javë më parë në sheshin e Prishtinës, realizoi një aksioni gjatë të cilit u gjobitën disa çiklistë dhe qytetarë në trotinete elektrike.
Trotinetët, pa ligj në Serbi
Dispozita konkrete ligjore për atë se ku duhet qarkulluar trotinetët elektrik në Serbi nuk ka. Gjithashtu mungojnë edhe gjobat e sakta për kundërvajtjet eventuale që mund të shkaktohen nga këto mjete transporti tashmë shumë të popullarizuara. Të dhënat jo zyrtare flasin se vitin e kaluar në Serbi janë shitur mbi 40 mijë trotinetë elektrik, prej të cilëve shumica në Beograd.
Nismë në Mal të Zi
Administrata e policisë në Mal të Zi së fundmi ka inicuar formimin e një grupi i cili do të merret me ndryshimet e dispozitave për sigurinë në komunikacionin rrugor, gjegjësisht përfshirjen e trotinetëve eletkrik në kategorinë e mjeteve të transportit.
Aktualisht nëpunësit policor e kanë të pamundur të shqiptojnë gjoba për drejtuesit e këtyre mjeteve. Mungon baza ligjore për gjoba.
Mosekzistimi i një ligj për trotinetët eletkrik nuk është shkak që autoritet komunale në qytetin e Podgoricës të subvencionojnë blerjen e këtyre mjeteve të reja të transportit.
Gjoba nga 25 deri në 125 euro
Trotinetët eletkrik e kanë të ndaluar të lëvizin nëpër hapësirat të dedikuara për këmbësor në Sarajevë. Në të kundërtën rrezikojnë të gjobiten nga 25 deri në 125 euro. Nga ana tjetër, trotinetët elektrik lejohen të lëvizin në shtigjet e biçikletave dhe korsitë e biçikletave, si dhe në rrugë.
Nëse nuk ka shteg biçikletash, ligji thotë se lëvizja në rrugë lejohet në një gjerësi jo më shumë se një metër nga skaji i djathtë i rrugës.
Trotinetët elektrik u “legalizuan” në Kroaci
Ndryshimet e fundit ligjore për sigurinë në komunikacionin rrugor në Kroaci, hyni në fuqi më 1 gusht. Ky ligj i përshkruan trotinetët elektrike si automjete që nuk klasifikohen në asnjë kategori tjetër, pa ulëse, motori i tyre nuk është më i fortë se 25 m3 ose 0,6 kË dhe shpejtësia maksimale e tyre është më e madhe se 25 km/h.
Me dispozitat e këtij ligji janë të përcaktuara sipërfaqet në të cilat mund të lëvizin dhe kushtet që duhet të plotësojnë automjetet (trotinetët) dhe drejtuesit e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, thekson MPB-ja.
Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që do të ngasin trotinetët eletkrik patjetër të kenë helmet mbrojtëse. Mosha minimale për ngasjen e tyre është 16 vjet.
Gjoba për drejtimin trotinetëve eletkrik apo biçikletave nën efektin e kufjeve në të dy veshët do të kushton 40 euro.
Në trotuare, jo më shumë se 6 km/h
Lëvizja me tronitet elektrik nëpër trotuare në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë më shumë se 6 km/h. Shkelja e kësaj dispozitë që është në fuqi nga 1 janari i vitit 2021, mund t’ju kushtojnë me një prej minimum 50 euro. Nga ana tjetër lëvizja nëpër shtingjet për biçikleta nuk mund të arrijë më shumë se 25 km/h. Për dallim nga Kroacia, mosha minimale për ngasjen e trotinetëve eletkrik është 14 vjet. Nëse një apo më shumë ngasës të trotinetëve elektrik lëvizin në grup, atëherë ata duhet të lëvizin njëri pas tjetrit.
9 Gus 2022
Trotineti elektrik i “harmonizuar” në Ballkan
Rrëmuja në trafik dhe pritjet e gjata kanë ndikuar që shumë qytetar në Ballkan t’i lënë anasha veturat dhe transportin publik dhe të orietohen nga lëvizja me trotinetë eletkrik
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore