Turizmi në Shqipëri: 3,8 miliardë euro në 9 muaj       / Foto: AA

Të ardhurat nga turizmi në ekonomi përgjatë 9 muajve të vitit 2024, kanë kapur shifrën shifrën rekord prej 3,8 miliardë eurove, në rritje me 640 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raportin e publikuar së fundmi të Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë është bërë e ditur se të ardhurat nga turizmi arritën në 3,8 miliardë euro në 9-mujorin e këtij viti, me një rritje 640 milionë euro me bazë vjetore.

Fluks në rritje i turistëve

Statistikat gjithashtu konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë, ku regjistrohet një shtim i konsiderueshëm i vizitorëve edhe në sezonin e vjeshtës, si edhe në stinën e dimrit.

INSTAT-i raportoi se mbi 9,6 milionë të huaj vizituan vendin gjatë periudhës 9-mujore janar-shtator 2024.

Pritshmëritë për rritje të vazhdueshme

Pritshmëritë për vitin e ardhshëm janë pozitive, me parashikime që numri i turistëve të huaj do të jetë edhe më i lartë. Këtë rritje e favorizojnë investimet e reja në infrastrukturë dhe sistemet akomoduese të hotelerive, që pritet të ofrojnë një përvojë më të mirë për vizitorët.

Kjo strategji është e projektuar që ta shndërrojë Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turistët nga e gjithë bota.

Zhvillimi i turizmit po jep një rol kryesor në përmirësimin e ekonomisë shqiptare, sa i takon kountributit të të ardhurave, punësimit dhe rritjes së konsumit në vend.

TRT Balkan / agjencitë