Rritja e çmimeve të ushqimit, hotelerisë dhe shezloneve nëpër plazhe nuk ishte arsye që bregdeti i Detit Adriatik dhe Detit Jon të mbetet i zbrazur. Heqja e kufizimeve nga pandemia me Covid-19 ka ndikuar në rritjen e numri të turistëve në disa vende bregdetare në Ballkan. Rritje të turistëve shënojnë Kroacia dhe Shqipëria, por jo edhe Mali i Zi i cili viteve të kaluara, dhe ato para pandemisë është mbështetur te turistët nga Federata Ruse.
Shqipëri e tejkalon 2019
Numri i vizitorëve gjatë muajve qershor dhe korrik i ka tejkaluar statistikat e periudhës para pandemisë në Shqipëri, gjegjësisht vitit 2019. Bazuar në të dhënat e Institutit të Statistiktave të Republikës së Shqipërisë, në qershor të vitit 2019, kur fjala “coronavirus” as që diskutohej, nëpër plazhet e Adriatikut dhe Jonit kishte 630 mijë turistë. Krahasuar me periudhën e njëjtë, këtë vit janë regjistruar 876 mijë turistë, respektivisht 246 mijë më shumë se në vitin 2019. Lëvizje e konsiderueshme e shifrave të turistëve është konstatuar edhe në korrik të këtij viti. Mbi 1.4 milionë turistë kanë qëndruar gjatë këtij muaji në Shqipëri. Ndërkohë, në korrik të vitit 2019 numri i turistëve ka qenë afër 1.2 milionë vizitorë.
Kroacia afër rekordit të vitit 2019
Disa javë para përfundimit të sezonit turistik në Kroacië, të dhënat statistikore të qeverisë kroate flasin se gjatë këtij viti janë përmbushur 96 për qind e fjetjeve në krahasim me vitin 2019. Ministrja e Turizmit dhe Sportit e Kroacisë, Nikolina Bërnjac, javën e kaluar njoftoi se shifrat e deritanishme e kanë tejkaluar edhe vitin 2019 (para pandemisë). Sipas Bërnjac, rezultatet financiare janë 33 për qind më të mirë se në vitin para pandemisë. Turistët nga Gjermania, Slloveni dhe Austria e përbëjnë treshën e parë të numrit më të madh të turistëve të cilët pushojnë këtë verë në Kroaci.
Rusët nuk u zëvendësuan në Mal të Zi
Turizmi post pandemik në Mal të Zi, sipas të gjitha parashikimeve nuk do t’a tejkaloj vitin 2019. Në vitin para përhapjes së coronavirusit Mali i Zi nga turizmi arriti të përfitoj 1.14 miliardë euro. Organizatat turistike në Mal të Zi, megjithatë janë optimist se gjatë kësaj sezone e cila është drejt fundit do të arrijnë 85 për qind të të hyrave nga viti 2019. Përkundër luftës Rusi-Ukrainë, në bregdetin e Malit të Zi, edhe këtë vit ka turistë nga këto dy vende. Por, rritje më e madhe është shënuar e turistëve nga Britania e Madhe dhe Gjermania, sidomos në qytetin e Tivarit.
24 Gus 2022
Turizmi pas pandemisë në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi
Sezoni turistik në disa vende të bregdetit në Ballkan Perëndimor i ka tejkaluar shifrat e vitit 2019 kur për pandeminë nga coronavirusi as që diskutohej.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.