Drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, ka uruar që të jetë i dobishëm memorandumi i mirëkuptimit midis Türkiyes dhe Shqipërisë, që synon të rrisë më tej shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e komunikimit dhe medias midis dy vendeve.
"Sot në prani të presidentit tonë z. Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nënshkruam me Alteo Hysin, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Medias dhe Informacionit, Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit mes Türkiyes dhe Shqipërisë", njoftoi Altun në një postim në llogarinë e tij në median sociale.
"Shpresoj të jetë i dobishëm memorandumi i mirëkuptimit me të cilin synojmë të rrisim më tej bashkëpunimin e informacionit dhe përvojës në media mes vendeve tona", theksoi Altun.