Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian zënë 61.3 % të gjithë tregtisë.
Referuar të dhënave të raportit të INSTAT-it mbi tregtinë e jashtme, në nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 7.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53.7 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.4 %), Türkiye (9.3 %), Kina (5.9 %) dhe Greqia (5.7 %).
Për periudhën njëmbëdhjetëmujore shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.8 % të gjithë tregtisë.
Në periudhën janar-nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.3 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (2.5 %), Türkiye (8.5 %), Greqia (7 %) dhe Gjermania (6.4 %).
Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (38.6 %), Gjermania (67.6 %) dhe Greqia (18.5 %).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova (1.1 %) dhe Spanja (6.2 %).
Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (7.4 %), Türkiye (36.9 %) dhe Greqia (22.4 %).
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: ShBA-ja (11.2 %), Rusia (20.9 %) dhe Zvicra (34 %).