Ka filluar sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet, gjë që ka shkaktuar kolona të gjata mëngjesin e hershëm.
Sipas njoftimit, testimi do të vazhdojë deri të dielën.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete.
Sipas saj, qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task-forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.
Ky është testimi i tretë i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinë.
Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar nga radhët e gjata të kolonave të automjeteve, ndërsa ngasësit e automjeteve thonë se ky testim po u shkakton telashe në qarkullim.
Qëllimi është që të testohen zgjidhje komunikacioni në kryeqytetin e Kosovës, të cilat do të mundësojnë qarkullim më të mirë të makinave dhe këmbësorëve, në pajtim me rekomandimet e task-forcës rrugore.