Ushtria e Serbisë kërkon nga Vuçiqi rikthimin e shërbimit ushtarak.     /Foto: Ministria e Mbrojtjes e Serbisë/Facebook

Në njoftimin e ministrisë theksojnë se propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të FAS-it vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat po përballet Serbia si vend ushtarakisht neutral. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë i propozoi sot Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS), Aleksandar Vuçiq, rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Siç raporton ministria, qëllimi i nismës është rritja e aftësive mbrojtëse të FAS-it, përmes përtëritjes dhe përmirësimit të rekrutimit dhe trajnimit të forcave aktive dhe rezervë.

Në njoftimin e ministrisë theksojnë se propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të FAS-it vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral, i cili imponoi nevojën e përshtatjes së modelit të rekrutimit të forcave të armatosura serbe, të cilat do të mundësonin forcimin e potencialit të përgjithshëm të rekrutimit dhe trajnimin e një numri më të madh të qytetarëve për mbrojtjen e vendit tonë.


TRT Balkan