Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili ndau dhe foto nga stërvitja e përbashkët.
Peleshi theksoi se stërvitja e përbashkët u zhvillua për të rritur më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim – Shpëtimit në Pomozotin të Kosovës, trupat praktikuan teknikat bashkëkohore të reagimit në varësi të situatave të ndryshme, theksoi më tej Peleshi.
TRT Balkan