Prej përfundimit të luftës në Kosovë, pesë president të Republikës së Shqipërisë (me përjashtim të vizitës së sodit të presidentit Bajram Begaj), në rrethana të ndryshme politike kanë zhvilluar vizita zyrtare në Kosovë. Disa prej tyre Prishtinën zyrtare dhe krerët politik të Kosovës i kanë vizituar para shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Vizita historike
Përderisa qytetarët e Kosovës, bëheshin gati të kremtojnë një vjetorin e çlirimit nga pushtimi i Serbisë, në Prishtinë më 25 maj të vitit 2000 për vizitë zyrtare, pas shumë dekadash arrin presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani.
Gjatë vizitës së tij historike në Kosovë, presidenti Meidani, kishte zhvilluar takime të shumta me intelktual dhe personalitete nga jeta publike. Nën organizimin e presidentit Meidani, ishte zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës.
Moisiu në Kosovë, pas trazirave të marsit
Me ftesë të shefit të UNMIK-ut, Harri Holkeri, në prill të vitit 2004 për vizitë zyrtare në Kosovë, do të qëndron presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Vizita e presidentit Moisiu, u realizua disa javë pas trazirave të marsit të vitit 2004 që ndodhën në Kosovë, mes shqiptarëve dhe serbëve. Si rezultat i trazirave, u shkatërruan dhjetëra objekte fetare dhe u vranë mbi 15 persona. Pas takimit me presidentin dhe kryeministrin e atëhershëm Ibrahim Rugova dhe Bajram Rexhepi, presidenti Moisu u shpreh se Qeverisë së Kosovës i nevojiten më shumë kompetenca.
"Me këtë rast unë i dëshiroj popullit të Kosovës ditët më të mirat dhe t'i siguroj se Shqipëria dhe shteti shqiptar gjithmonë do të qëndrojë pranë dhe do të jetë një avokat i kujdesshëm e tepër këmbëngulës për çështjen e Kosovës", kishte deklaruar presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Tre javë para pavarësisë
Shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 i ka paraprirë vizita e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Në fund të janarit të vitit 2008, presidenti Topi, pas arritjes në Prishtinë, do të deklaroj se koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme ka ardhur dhe të gjithë duhet të provojnë se ka ardhur koha për një fillim të ri.
Presidenti, Bamir Topi, mes tjerash do të kujtohet si i vetmi president i Shqipërisë, i cili e ka vizituar Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Me ftesë të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, presidenti Topi, në Kosovë për vizitë zyrtare qëndroi më 8 janar të vitit 2009.
Kosova e pavarur, një realitet i pakthyeshëm
Kosova e lirë, e pavarur, demokratike dhe sovrane, është sot jo vetëm një realitet i pakthyeshëm, po një faktor i domosdoshëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në gjithë rajonin e Ballkanit, deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më 30 gusht të vitit 2012 në paraqitjen e tij para gazetarëve pas takimit me presidenten e Kosovës, Adifete Jahjaga në Prishtinë.
Vizita e presidentit Nishani në Kosovë ndodhi periudhën e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Urdhri i pavarësisë” për presidentin Meta
Praktikën e paraardhësve të tij për vizitë në Kosovë e kishte vazhduar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Tetori i vitit 2017 ishte periudha kur presidenti Meta, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte shfrytëzuar këtë vizitë të presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe të njëjtit i kishte ndarë dekoratën “Urdhri i pavarësisë”. Një veprim i tillë e kishte befasuar presidentin Meta, me çka kishte deklaruara se dekoratën e pranon si një vlerësim për atë që gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
15 Gus 2022
Vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Kosovë, nga pas lufta deri më sot
Pas mbarimit të luftës, gjatë kohës së trazirave dhe tensioneve, por edhe kur Kosova përgatitej të shpallë pavarësinë e saj nuk kanë munguar vizitat zyrtare nga ana e presidentëve të Republikës së Shqipërisë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore